Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OBSH: Shumica e spitaleve në Gaza janë mbyllur

2023/11/15 at 7:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH: Shumica e spitaleve në Gaza janë mbyllur

Vetëm çereku i spitaleve në Gaza janë ende funksionale, pasi 26 nga 36 institucionet shëndetësore tashmë janë mbyllur, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas OBSH-së, spitalet që kanë dalë jashtë funksionit ose janë dëmtuar, ose kanë mbetur pa karburante.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka humbur kontaktin me stafin shëndetësor në spitalin Shifa, që është spitali më i madh në Gazë. Kështu tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 15 nëntor në Gjenevë. Ai tha se bastisja e ushtrisë izraelite në këtë institucion “është totalisht e papranueshme”.

Afër 82 trupa nga Shifa janë varrosur në një varrezë masive të mërkurën, ndërkaq 80 trupa të tjerë nuk janë varrosur ende, tha mjeku Rik Peeperkorn, i cili është përfaqësues i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën. Ai tha se 45 pacientë po trajtohen me dializë dhe në spital nuk ka rrymë, ujë dhe sistemi për furnizim me oksigjen ka dalë jashtë funksionit.

Peeperkorn tha se disa organizata, përfshirë OBSH-në, “në mënyrë urgjente po eksplorojnë për mundësinë e një evakuimi të pacientëve dhe stafit shëndetësor”. Ai bëri thirrje që të bëhet një plan për evakuimin nga Gaza të afër 2.000 pacientëve të sëmurë rëndë. Ai tha se ky evakuim do të mund të bëhej në tre muajt e ardhshëm dhe këta pacientë do të mund të dërgoheshin në Egjipt.

Ushtria izraelite të mërkurën nisi një bastisje në spitalin Shifa, duke thënë se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka një qendër komanduese brenda dhe rreth spitalit. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Hamasi dhe stafi i këtij spitali.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, pasi ky grup ekstremist kreu sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit më 7 tetor duke vrarë të paktën 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë. Si pasojë e sulmeve të pareshtura izraelite në Rripin e Gazës – të banuar nga 2.3 milionë palestinezë – janë vrarë mbi 11.000 palestinezë.

Ju sugjerojmë

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Para
Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët

Vodhën velierën e sekuestruar që ishte ankoruar në portin e Limionit në Sarandë, 5 të arrestuar

KE lehtëson procedurat për punëkërkuesit nga vendet e treta

KE lehtëson procedurat për punëkërkuesit nga vendet e treta

Pandëshkueshmëria, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje

Pandëshkueshmëria, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje

TE FUNDIT

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë me...

Lexo më shumë

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com