Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OBSH shkurton stafin pasi SHBA uli financimin

2025/04/23 at 9:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH shkurton stafin pasi SHBA uli financimin

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e pranoi të martën se shkurtimet e fondeve nga SHBA-ja e kanë lënë agjencinë e OKB-së me një boshllëk të madh në buxhet, duke e detyruar atë të shkurtojë operacionet dhe të pushojë punonjës. “Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një boshllëk të madh në paga dhe pa zgjidhje tjetër veçse të zvogëlojmë përmasën e punës dhe fuqisë punëtore”, u tha Ghebreyesus shteteve anëtare, sipas një transkripti të fjalimit të tij hapës.

Agjencia e shëndetit e Kombeve të Bashkuara është duke u përgatitur për tërheqjen e plotë të planifikuar të Shteteve të Bashkuara tradicionalisht donatori i saj më i madh në janarin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar gjithashtu të paguajë kuotat e anëtarësimit të dakorduara të quajtura kontribute të vlerësuara për vitet 2024 dhe 2025, ndërsa ka ngrirë pothuajse të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, përfshirë edhe ndihmën masive për projektet shëndetësore në mbarë botën. Një numër vendesh të tjera gjithashtu kanë reduktuar shpenzimet e tyre për ndihmë të huaj. Përballë kësaj situate, OBSH-ja ka ka vendosur të formojë një strukturë të re organizative, të cilën Tedros e paraqiti për stafin dhe shtetet anëtare të martën.

“Refuzimi i SHBA-së për të paguar kontributet e vlerësuara për 2024 dhe 2025, i kombinuar me reduktimet në ndihmën zyrtare për zhvillim nga disa vende të tjera, do të thotë se po përballemi me një boshllëk në pagat për bienalin 2026–27 nga 560 deri në 650 milionë dollarë,” pranoi ai.

Skaji i poshtëm i këtij spektri “përfaqëson rreth 25% të kostove aktuale të stafit”, tha ai, duke theksuar megjithatë se “kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një shkurtim prej 25% të numrit të pozitave”. Ai nuk tha se sa vende pune do të humben, por theksoi se ndikimi më i madh pritet të ndihet në selinë e organizatës në Gjenevë, dhe shtoi se “ne po fillojmë me reduktime në menaxhimin e lartë”.

“Po e zvogëlojmë ekipin drejtues të lartë në seli nga 12 në 7, dhe numri i departamenteve do të reduktohet më shumë se përgjysmë, nga 76 në 34,” tha Tedros.

“Këto janë vendime shumë të dhimbshme për të gjithë ne.”/ REL

Ju sugjerojmë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Para
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

12 kandidatët më të mundshëm për Papën e ardhshëm

12 kandidatët më të mundshëm për Papën e ardhshëm

Nis transferimi i trupit të Papa Françeskut për në Bazilikën e Shën Pjetrit

Nis transferimi i trupit të Papa Françeskut për në Bazilikën e Shën Pjetrit

TE FUNDIT

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
15 Tetor, 2025

Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje. Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com