Bota

OBSH qeverive: Mos injoroni shifrat, zgjohuni kundër koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 03/07/20 |
Opi Nion

OBSH u ka bërë thirrje qeverive të zgjohen dhe të impenjohen në luftën kundër koronavirusit.

“Është vërtet momenti që vendet të shohin shifrat. Ju lutem mos injoroni ato që u thonë shifrat”, ka thënë përgjegjësi për emergjencat shëndetësore në OBSH,  Michael Ryan gjatë një konference për shtyp. “Njerëzit duhet të zgjohen”, shtoi ai.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve parashikon 148 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA deri në 25 Korrik. Aktualisht numri i viktimave shënon 128.740.

Për më tepër, gjithmonë sipas agjencisë shëndetësore amerikane, numri i vdekjeve të reja gjatë 4 javëve të ardhshme në Arizona, Arkansas, Florida, Idaho, Nevada, Oklahoma, Oregon, Karolina e Jugut, Teksas, Utah dhe Wyoming me shumë mundësi do të kalojë bilancin e 4 javëve të mëparshme.

Infektimet e reja në SHBA kanë shënuar një rritje me 87% të rasteve të përditshme përgjatë dy javëve të fundit./Opinion.al

Pas