Bota

OBSH: Nuk do ketë vaksinim masiv kundër koronavirusit deri në mes të 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 04/09/20 |
Al Do

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk pret vaksinime në masë kundër koronavirusit të ri deri në mes të vitit të ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve rigoroze mbi efektivitetin dhe sigurinë e tyre.

“Ne nuk presim të shohim vaksinim të përhapur deri në mes të vitit të ardhshëm,” u tha zëdhënësja Margaret Harris gazetarëve në një konferencë në Gjenevë.

“Faza e tretë duhet të zgjasë më shumë sepse duhet të shohim se sa mbrojtëse është vaksina me të vërtetë dhe gjithashtu duhet të shohim se sa e sigurt është”, shtoi ajo duke iu referuar provave klinike të vaksinës./ Opinion.al

Pas