Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk pret vaksinime në masë kundër koronavirusit të ri deri në mes të vitit të ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve rigoroze mbi efektivitetin dhe sigurinë e tyre.
“Ne nuk presim të shohim vaksinim të përhapur deri në mes të vitit të ardhshëm,” u tha zëdhënësja Margaret Harris gazetarëve në një konferencë në Gjenevë.
“Faza e tretë duhet të zgjasë më shumë sepse duhet të shohim se sa mbrojtëse është vaksina me të vërtetë dhe gjithashtu duhet të shohim se sa e sigurt është”, shtoi ajo duke iu referuar provave klinike të vaksinës./ Opinion.al