Dimri po favorizon Europën për të mbajtuar larg virusin “Zika”, por përfundimi i tij do të shtojë riskun e infektimit.
Për t’i bërë ballë përhapjes, apo një epidemie të mundshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë bën apel për marrjen e masave.
Apeli i dytë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për autoritetet shëndetësore është pajisja me testet diagnostikuese, për të kapur virusin në rastet e grave shtatzëna që janë edhe grupi në rrisk.
Aktualisht analizat laboratorike nuk realizohen në shumë vende të europiane, përfshirë dhe Shqipërinë.
“Zika” nuk është një infeksion serioz për popullatën pasi sipas ekspertëve të OBSH, 3 në 4 personat e prekur nuk shfaqin simptoma.
Shqetësimi i vetëm mbeten gratë shtatzëna, për shkak të dyshimit se ky virus shkakton mikrocefali tek fetusi.
Tv Klan