Situata e krijuar nga koronavirusi po shkon drejtë përmirësimit. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e dorezave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Madje thekson se një praktikë e tillë, rrit mundësinë e vetë-infektimit dhe atë të transmetimit tek të tjerët. OBSH këshillon që në vend të dorezave të përdoren dezinfektantë për duart. Udhëzimi është publikuar në sajtin zyrtar të Organizatës në seksionin e dedikuar për pyetje dhe përgjigje.
“Në ambiente publike si supermarketet, përveç ruajtjes së distancës fizike, OBSH rekomandon vendosjen e dezinfektantëve në hyrje dhe dalje”, lexohet në udhëzim.
Gjithashtu OBSH nënvizon se përmirësimi i praktikave higjieno-sanitare ndihmon vendet të parandalojnë përhapjen e Covid-19. / Opinion.al