Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OBSH kërkon hapjen e pikëkalimit në Rafah për evakuime mjekësore

2024/06/25 at 5:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH kërkon hapjen e pikëkalimit në Rafah për evakuime mjekësore

Mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës ka pamundësuar evakuimet mjekësore të së paku 2.000 pacientëve, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje që Rafahu dhe rrugë të tjera të rihapen.

Para mbylljes, “afër 50 pacientë kritikë janë larguar nga Gaza çdo ditë… Do të thotë, që nga 7 maji të paktën 2.000 persona nuk kanë mundur të largohen nga Gaza për të marrë trajtim mjekësor”, tha Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pikëkalimi në Rafah ishte rruga kryesore për evakuime, por edhe për kalimin e ndihmës humanitare, në fillim të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, ky pikëkalim u mbyll pasi Izraeli nisi një operacion në Rafah në maj.

Javën e kaluar, SHBA-ja, Egjipti dhe Katari zhvilluan bisedime me synim që të rihapet ky pikëkalim dhe të rriten dërgesat me ndihmë humanitare. Por Rafahu, ku Egjipti dëshiron që trupat izraelite të tërhiqen dhe të rivendoset prania palestineze, vazhdon të jetë i mbyllur.

Ndërkaq, ka lëvizje në pikëkalimin e afërt të Kerem Shalomit që kontrollohet nga Izraeli, por sipas Peeperkorn ky pikëkalim është i pasigurt.

Të paktën 10.000 persona kanë nevojë të evakuohen nga Gaza, tha Peeperkorn.

“Na duhen më shumë rrugë për evakuime emergjente mjekësore. Ne duam që Karem Shalom dhe rrugë të tjera të hapen po ashtu për evakuime mjekësore dhe pacientët të mund të dërgohen në spitale në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor”, tha ai.

Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 persona.

Ju sugjerojmë

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
Bota

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

27 Nëntor, 2025 10:42 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Para
Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?

Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?

Zhvatja e pacientëve nga mjekët e Onkologjikut/ Koçiu: Ndjej neveri, s’mund të ndotin bluzat e bardha

Zhvatja e pacientëve nga mjekët e Onkologjikut/ Koçiu: Ndjej neveri, s’mund të ndotin bluzat e bardha

Ndeshjet e Grupit D, publikohen formacionet zyrtare të sfidave

Ndeshjet e Grupit D, publikohen formacionet zyrtare të sfidave

TE FUNDIT

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
27 Nëntor, 2025

Një tren që po kryente operacione testimi sizmik goditi një grup punëtorësh në Provincën Yunnan të Kinës, duke vrarë njëmbëdhjetë...

Lexo më shumë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
27 Nëntor, 2025

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Nëntor, 2025

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
27 Nëntor, 2025

Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij. Skuadra e The Reds u mund në Anfield edhe nga PSV...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com