Bota

OBSH-ja për përmbytjet në Pakistan: Situata pritet të përkeqësohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:35 - 06/09/22 |
Opi Nion

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore të Pakistanit (NDMA) tha se 1.325 njerëz janë vrarë nga përmbytjet masive, pasi Kombet e Bashkuara paralajmëruan se situata humanitare në të gjithë vendin, një e treta e së cilës është nën ujë, po përkeqësohet.

Zyrtarët thanë që më shumë se 1.200 të tjerë janë lënduar nga përmbytjet që kanë prekur rreth 33 milionë banorë.

Shirat e dendura monsune që kanë përfshirë vendin që nga qershori, kanë shkaktuar aq shumë dëme, që sipas zyrtarëve pakistanez do të duhen të paktën 10 miliardë dollarë dhe shumë vite që vendi të rimëkëmbet nga fatkeqësia.

Ndërkohë meteorologët parashikojnë më shumë shi në ditët në vijim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi më 6 shtator se sëmundjet e shkaktuara nga uji janë tashmë të pranishme në vend dhe se ato “po përkeqësohen”.

“Ne kemi marrë tashmë raporte për një numër të shtuar të rasteve të diarresë akute ujore, tifos, fruthit dhe malaries, veçanërisht në zonat më të prekura”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic.

Në fillim të këtij muaji, Pakistani dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 160 milionë dollarë për të ndihmuar për “këtë fatkeqësi të paprecedent klimatike”. Ndërkaq, OBSH-ja ka thënë se mbi 6.4 milionë persona kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.

Pas