Bota

OBSH dërgon në Kinë një ekip për të hetuar origjinën e koronavirusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:25 - 30/06/20 |
el ida

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon një ekip në Kinë për të kuptuar më mirë se si nisi përhapja e koronavirusit të ri.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se ekipi do të zbarkojë në Kinë javën e ardhshme.

“Njohja e burimit te virusit është shumë e rëndësishme. Mund ta zbulojmë virusin më mirë kur të njohim gjithçka për të, përfshirë se si nisi”, u shpreh Ghebreyesus. “Ekipi do të zbarkojë në Kinë javën e ardhshme”, shtoi ai.

OBSH shpreson që kjo vizitë të zbulojë diçka në lidhje me zanafillën e Covid-19, e që më pas të ndërmerren parapërgatitje për të ardhmen.

Shkenctarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët tek njeriut, por ka disa teori konspirative që pretendojnë se ai u përgatit në një laborator të Ëuhanit, qytet ku nisi pandemia./Opinion.al

Pas