Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon një ekip në Kinë për të kuptuar më mirë se si nisi përhapja e koronavirusit të ri.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se ekipi do të zbarkojë në Kinë javën e ardhshme.
“Njohja e burimit te virusit është shumë e rëndësishme. Mund ta zbulojmë virusin më mirë kur të njohim gjithçka për të, përfshirë se si nisi”, u shpreh Ghebreyesus. “Ekipi do të zbarkojë në Kinë javën e ardhshme”, shtoi ai.
OBSH shpreson që kjo vizitë të zbulojë diçka në lidhje me zanafillën e Covid-19, e që më pas të ndërmerren parapërgatitje për të ardhmen.
Shkenctarët besojnë se virusi kaloi nga kafshët tek njeriut, por ka disa teori konspirative që pretendojnë se ai u përgatit në një laborator të Ëuhanit, qytet ku nisi pandemia./Opinion.al