Bota

OBSH: 169 fëmijë të prekur nga hepatiti i panjohur në 12 vende, 1 ka humbur jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 24/04/22 |
Opi Nion

Organizata Botërore të Shëndetësisë ka reaguar lidhur me konstatimin e një hepatit me origjinë të panjohur që ka prekur disa fëmijë shtet të ndryshme.

Sipas OBSH, 169 të mitur nga një muaj deri në 16 janë zbuluar në 12 vende të botës. Referuar të dhënave të këtij institucioni, një fëmijë ka humbur jetën nga hepatiti misterioz, ndërsa 17 të tjerë  i janë nënshtruar transplantit të mëlçisë.

OBSH thotë se është ende e paqartë nëse janë shtuar të prekurit me hepatit apo është rritur  ndërgjegjësimi dhe po zbulohen raste të padiagnostikuara.

Adenovirusi  është një prej hipotezave ndërkohë që autoritetet shëndetësore po hetojnë për shkakun  e tij.

Në Britaninë e Madhe dhe Holandë vihet re qarkullim i ndjeshëm i tij. Testet zbuluan 74 raste. Në 19 prej tyre u konstatua  Covid dhe adenovirus.

Shumë prej të prekurve  kanë raportuar shqetësime gastrointestinale si  dhimbje barku, diarre dhe të vjella. Shenja  që i paraprinë hepatit të rëndë akut dhe rritje të niveleve të enzimave të mëlçisë.  Shumica e të sëmurëve nuk kishin temperaturë thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral sipas saj nuk u zbuluan në asnjë nga këto raste. Ndërkohë OBSH thotë se as udhëtimet ndërkombëtare apo lidhjet me vende të tjera bazuar në informacionet e disponueshme aktualisht nuk janë identifikuar si faktorë.

Pas