Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Objektivi i opozitës i pandryshuar”, Bardhi paralajmëron protesta

2020/01/10 at 10:36 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Objektivi i opozitës i pandryshuar”, Bardhi paralajmëron protesta

Objektivi i opozitës për vitin 2020 është largimi i Edi Ramës si kryeministër “por si e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit” ka deklaruar Gazment Bardhi duke paralajmëruar gjithashtu protesta.

“Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim” tha ai pas një takimi me strukturat e partisë në Vaun e Dejës dhe në Bushat, por pa dhënë një datë konkrete.

Sekretari i Përgjithshëm i Parisë Demokratike, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ka vonuar dërgimin e letërporosisë për Mark Babanin drejt Italisë. Bardhi theksoi se PD ka publikuar të dhëna të plota që tregojnë se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ka qenë i dënuar në Itali.

“Gjej rastin që ti bëj apel prokurorisë që të zbatojë ligjin të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë rezultatet bazuar në informacionet që disponon dhe në dijeninë time është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin që kjo vonesë ka ardhur për shkak të bllokimit nga ministria e drejtësisë, prej një muaji e gjysëm letërporosia e përgatitur nga prokuroria nuk i është dërguar autoriteteve italiane duke sjellë një zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin të ushtrojë një funksion publik”, tha Bardhi.

Ai foli edhe në lidhje me Reformën Zgjedhore për të cilën tha se po vonohet nga Partia Socialiste. Bardhi tha se shumë shpejtë do të publikohen propozimet e opozitës për këtë reformë por nënvizoi se nuk e njeh komisionin parlamentar duke theksuar se kjo është një cështje e partive politike.

“Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore, kemi drejt finalizimit të gjithë propozimet tona dhe pyetja nuk shtrohet nëse do marrim pjesë apo jo ne sepse kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment PS nuk ka hedhur asnjë hap duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj se realizimi i reformës zgjedhore dhe më pas implementimi që do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ne gjykojmë që çështjet e reformës zgjedhore janë të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist dhe për këtë kemi bërë propozimet tona. Propozimet e bëra në atë komision parlamentar sigurisht që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Nuk i japin zgjidhje blerjes së votës, lidhjes së krimit me politikën, kërcënimit të punonjësve të administratës dhe asnjë prej shqetësimeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Shumë shpejt do publikojmë propozimet tona që sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.” shtoi Bardhi.

Sa i përket SPAK, Bardhi tha se Partia Demokratike i ka dhënë mbështetjen e plotë këtij institucioni por ai duhet të ruajë imazhin duke zgjedhur prkurorë me integritet.

“Çështja e parë që kishte SPAK dhe që kishte të bënte me disa zyrtarë të lartë, gjyqtarë, përfundoi me mbyllje hetimesh dhe më pas me rrëzim nga gjykata. PD i ka dhënë mbështetjen e plotë SPAK dhe e nxisim që të hetojnë aferat korruptive dhe lidhjet kriminale me politikën dhe dua të ripërsëris që për të ruajtur imazhin e SPAK do të duhet që prokurorët, integriteti i të cilëve është vënë në pikëpyetje ose për shkak se janë shërbëtorë të regjimit kominist siç është drejtuesi i SPAK ose për shkak se janë vegla të Ulsi Manjës siç njëri nga prokurorët, do të duhet ti hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj me integritet dhe që gëzojnë besimin e të gjithëve për ti dhënë imazhin e nevojshëm dhe besueshmerinë e nevojshme SPAK” /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio
Rajoni

SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

24 Shtator, 2025 6:21 pm
Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt/Rama për Bashkinë e Tiranës:Sot nisim punën për zgjedhjet e reja

24 Shtator, 2025 6:19 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim

24 Shtator, 2025 5:59 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: Kam ndalur 7 luftëra/ La Republicca: Konflikti Kosovë-Serbi i ngrirë…

24 Shtator, 2025 4:51 pm
Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Rajoni

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

24 Shtator, 2025 3:56 pm
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai
Kryesore

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai

24 Shtator, 2025 3:39 pm
Para
Video/ Përfshihet tërësisht nga flakët makina në lëvizje

Video/ Përfshihet tërësisht nga flakët makina në lëvizje

Krimi në Paskuqan, historia e dënimit të burrit që vëllai i vrau gruan

Krimi në Paskuqan, historia e dënimit të burrit që vëllai i vrau gruan

“Ta digjni me benzinë”, flasin prindërit e vrasësit në Mallakastër

TE FUNDIT

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave...

Lexo më shumë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
24 Shtator, 2025

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më humbur

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më  humbur
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është shprehur se kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka gjetur mbështetjen e...

Lexo më shumë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com