Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se forcat e tij që kryejnë operacionin ushtarake në Ukrainë kanë vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne, raporton agjencia e lajmeve Tass.
Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e tij do të arrijnë objektivin e tyre, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Kjo është mënyra se si do të jetë. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike”,-tha Putin në fjalën e mbajtur në portin kozmik Vostochny në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë.
“Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas,- tha ai duke iu referuar një zone në Ukrainën lindore./Opinion.al