Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si kurrë më parë pas vrasjes së Charlie Kirk.
Në një aktivitet në Pensilvani të martën, Obama tha se nuk e njihte Kirk dhe nuk pajtohej me shumë nga pikëpamjet e tij, por e quajti vrasjen të tmerrshme dhe tragjike.
Ai kritikoi deklaratat e Presidentit Trump ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe iu referua presidentëve të mëparshëm republikanë, të cilët, tha ai, theksonin unitetin kombëtar në kohë tensioni. Në përgjigje, Shtëpia e Bardhë e quajti Obamën arkitektin e përçarjes politike moderne.
Përpara arrestimit të Tyler Robinson, i cili akuzohet për vrasjen e Kirk, aleatët e Trump fajësuan aktivistët e krahut të majtë dhe retorikën e ligjvënësve demokratë dhe mbështetësve të tyre për vrasjen.
Duke folur në Erie të Pensilvanisë, Obama tha: “Mendoj se në kohë si kjo, kur tensionet janë të larta, një pjesë e punës së presidentit është t’i bashkojë njerëzit.”