Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Obama mban fjalimin e Lamtumirës: Ndarja kërcënon unitetin e Amerikës

2017/01/11 at 9:08 AM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Obama mban fjalimin e Lamtumirës: Ndarja kërcënon unitetin e Amerikës

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në fjalimin e tij lamtumirës, më 10 Janar, tha se po e lë kombin më të fortë se sa më parë, por Amerikanët duhet të punojnë që të kapërcejnë ndarjet e thella që kërcënojnë të zhbëjnë unitetin e Amerikës së qëllimit dhe fuqisë.


Obama përshëndeti marrëveshjen e tij bërthamore me Iranin, hapjen ndaj Kubës dhe rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, në radhitjen e të arriturave më të mëdha të tij, dhe tha se ka përmbushur shumë më tepër gjatë tetë vjet në zyre se sa edhe mbështetësit e tij kanë menduar të ketë qenë e mundur.

“Me pothuaj secilën masë, Amerika është shumë më mirë, vend më i fortë se sa kur filluam”, tha ai. “Mbetemi më të pasurit, më të fuqishmit dhe kombi më i respektuar”, tha Obama, por nënvizoi ato që ai i sheh si kërcënim themelor për presidentët e ardhshëm dhe qytetarët që duhet të adresohen.

Obama theksoi rritjen e refuzimit të imigrantëve si një kërcënim, duke bërë me dije se Amerika që nga fillimi i saj është një komb imigrantësh dhe ajo tërheqë pjesën më të madhe të forcës së saj ekonomike dhe kulturore nga përzierja e racave dhe kombeve që janë bashkuar brenda kufijve të saj.

“Rinia jonë dhe përkushtimi, diversiteti dhe hapja, kapaciteti ynë i pafund për marrjen e rrezikut dhe rifillimin nënkupton se e ardhmja duhet të jetë e jona. Por potenciali do të realizohet vetëm nëse demokracia jonë funksionon. Vetëm nëse politika jonë pasqyron mirësjelljen e qytetarëve tanë”.

Ndarjet e shkaktuara nga “një botë me pabarazi në rritje, ndryshimet demografike dhe spektri i terrorizmit”, tani kërcënojnë demokracinë e SHBA-së, e cila kërkon “një ndjenjë themelore të solidaritetit – idenë se për të gjitha dallimet tona të jashtme, ne jemi të gjithë bashkë dhe se ngritemi ose biem si një”, tha ai.

Obama u bëri thirrje amerikanëve që të punojnë individualisht dhe edhe përmes qeverisë dhe organizatave të tjera që të luftojnë trendët “gërryese” drejt ndarjeve, izolimit dhe diskriminimit ndaj atyre që shikojnë dhe mendojnë ndryshe nga vetja.

“E kundërshtoj diskriminimin ndaj myslimanëve amerikanë, që janë po aq patriotë sa edhe ne”, tha ai. Dhe ai iu drejtua sinqerisht amerikanëve të bardhë duke thënë: “ata fëmijë me ngjyrë do të përfaqësojnë pjesën gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore të Amerikës”, dhe duhet tëpërqafohen e pranohen.

Obama tha se ndarjet e brendshme në shoqëri dhe debati i acaruar politik sot paraqesin kërcënimin po aq të madh sa edhe kërcënimet e jashtme nga terroristët apo diktatorët e jashtëm

“Prandaj le të jemi vigjilentë por të mos frikësohemi. [Shteti Islamik] do të provojë të vras njerëz të pafajshëm. Por nuk mund ta mundin Amerikën gjithnjë derisa ne të mos e tradhtojmë Kushtetutën tonë dhe parimet tona në luftë. Rivalët si Rusia ose Kina nuk mund ta arrijnë ndikimin tonë në mbarë botën gjithnjë derisa ne nuk heqim dorë nga ajo për të cilën qëndrojmë dhe nuk shndërrohemi në një komb që ngacmon fqinjët më të vegjël”, tha Obama.

Etiketa: amerikefjalimndarjeobama


Ju sugjerojmë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje
Kryesore

PS ndan deputetët në komisione, Balla: Mos mungoni në mbledhje

22 Shtator, 2025 10:56 am
Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim
Bota

Vrasja e Charlie Kirk, bashkëshortja: E fal të riun që i mori jetën burrit tim

22 Shtator, 2025 10:52 am
Para
Bora bllokon edhe rrugët e Jugut, kujdes në Qafë Muzinë dhe Uji i Ftohtë

Bora bllokon edhe rrugët e Jugut, kujdes në Qafë Muzinë dhe Uji i Ftohtë

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 11 janar 2017

Foto nostalgji/ Kur binte borë në Tiranë, 11 Janar ’85

Foto nostalgji/ Kur binte borë në Tiranë, 11 Janar '85
















TE FUNDIT

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
22 Shtator, 2025

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton...

Lexo më shumë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Shtator, 2025

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur. Në pranga ra I. M., 24...

Lexo më shumë

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
22 Shtator, 2025

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i shquar Enver Petrovci. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të...

Lexo më shumë

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
22 Shtator, 2025

Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Portugalisë e kanë njohur zyrtarisht Palestinën. Një shtet i shpallur në mënyrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com