Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka bërë një “mea culpa”, gjatë një interviste të dhënë për Fox News, në lidhje me ndërhyrjen ushtarake në Libi.
Obama tha se ndërhyrja në Libi ishte veprimi i duhur, ndërsa theksoi, se dështimi në ngritjen e një plani për atë që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë që pas rrëzimit të Muammar Gaddafit, sipas tij, ishte gabimi më i madh.