Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“O la, fratello, tigër”: Zbulohen sms-të që “fundosën” Arben Ahmetajn

2023/07/11 at 5:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“O la, fratello, tigër”: Zbulohen sms-të që “fundosën” Arben Ahmetajn

Deputeti Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme. /r/n/r/nMP Arben Ahmetaj leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

Të dhënat hetimore të siguruara nga BIRN tregojnë se marrëdhëniet mes ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit shtrihen të paktën që në vitin 2012 – kur Ahmetaj angazhohej për suksesin e bizneseve të tij përmes kontakteve me kryebashkiakët socialistë.


Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj kishte një marrëdhënie të ngushtë miqësore me Mirel Mërtirin – një nga përfituesit e koncesioneve të inceneratorëve – e cila shtrihej sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme të paktën që nga viti 2012 – kohë kur Partia Socialiste ishte ende në opozitë.

Gjithashtu, Ahmetaj ishte i angazhuar në detaje për ecurinë së bizneseve të Mërtirit me disa prej bashkive të vendit dhe të paktën në dy raste, ka negociuar për takime mes tij dhe kryebashkiakëve socialistë.

Ahmetaj e ka nisur karrierën si zyrtar publik në Tatime, para se të bëhej zëvendësministër, ministër dhe zëvendëskryeministër dhe është zyrtari më i lartë shqiptar që po përballet me një kërkesë për arrestim nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ai akuzohet se ka përfituar nga biznesmenët e inceneratorëve pagesa të tërthorta prej 491 mijë eurosh si dhe një vilë në Hamallaj të Durrësit. Ahmetaj akuzohet gjithashtu se ka përfituar një vilë në resortin Green Coast në Palasë nga biznesmeni Mond Begaj.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga dosja hetimore tregojnë se marrëdhëniet mes Ahmetajt dhe Mërtirit dokumentohen përmes një telefoni të vjetër “Blackberry” të përdorur nga Ahmetaj, që hetuesit e kanë sekuestruar gjatë një kontrolli në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij.

Hetuesit kanë rikuperuar 138 mesazhe telefonike të shkëmbyera mes Ahmetajt dhe Mërtirit, të cilat janë zhvilluar në periudhën korrik – tetor 2012.

“Nga komunikimet ndërmjet tyre, ndër të tjera rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor, pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët ‘O la (nënkupton o vëlla), Fratello, Tigre, I madh,” thuhet në dokumentet hetimore të SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Mirel Mërtiri, i njohur gjithashtu si Klodian Mërtiri, është pronari “de facto” i kompanisë Albtek Energy – e cila përfitoi një kontratë koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit në vitin 2014. Në dëshminë e tij përpara komisionit hetimor parlamentar, Ahmetaj i bëri bisht pyetjeve për marrëdhëniet e tij me Mërtirin.

Në një investigim të publikuar në shtator të vitit 2020, BIRN zbuloi se përpara se të niste biznesin e trajtimit të mbetjeve urbane, Mirel Mërtiri kishte lidhur kontrata për instalimin e matësave elektronikë të ujit me ndërmarrjet e Ujësjellësve në bashkitë e Fierit, Korçës, Beratit dhe Pogradecit.

Në vitet 2012-2014, projektet e matësve elektronikë të ujit u shtrinë në gjashtë qytete dhe u aplikuan nga kompanitë Integrated Technology Services, FMO dhe Miklo Construksion. Ato u kushtuan ndërmarrjeve të ujësjellësve më shumë se 18 milionë euro në total.

Mesazhet e sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme sugjerojnë se Ahmetaj, asokohe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, luante rol në suksesin e bizneseve të Mërtirit përmes kontakteve të tij me kryebashkiakët socialistë.

Në një mesazh të datës 13 shtator 2012, Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, asokohe kryetar i Bashkisë së Fierit një takim me të dhe me Mërtirin.

“I dashur, dua të ulemi këto ditë për kafe unë, ti dhe Klod Mërtiri,” citohet njëri prej mesazheve në dokumentet e Prokurorisë. Në 15 shtator, Ahmetaj e ka përsëritur kërkesën për takim me Zeqon dhe ka marrë një “OK” prej tij.

Roli i Ahmetajt në ecurinë e bizneseve të Mërtirit dokumentohet sipas Prokurorisë së Posaçme edhe në materialet e përfituara nga kompjuteri i Klodian Zotos, ku janë gjetur të ruajtura mesazhe të shkëmbyera mes tij dhe Mërtirit.

Një mesazh i datës 14 qershor 2012 sugjeron se Ahmetaj mbahej në dijeni të një takimi mes Mërtirit dhe Fadil Nasufit – kryetar i bashkisë së Beratit për vitet 2003-2015.

“Mbarova punë, po nisem për në Tiranë. Kalofsh mirë,” i shkruan Mërtiri Ahmetajt. Ndërsa ky përgjigjet: “E di, më tha Nasufi”.

Mesazhet telefonike në duart e SPAK tregojnë se Ahmetaj vihej në dijeni për procedurat dhe vështirësitë me të cilat përballej Mërtiri, po aq sa edhe për sukseset e tij.

Më 30 maj 2012, në një komunikim me Mërtirin, Ahmetaj e pyet se çfarë u bë në QKR.

“Mbaroi me sukses. Urime PS Përmet,” i shkruan Mërtiri.

I kontaktuar nga BIRN ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj pretendoi se nuk i kujtoheshin bisedat me Ahmetaj për Mërtirin të referuara nga Prokuroria. Ndërkohë, Fadil Nafusi dhe Arben Ahmetaj nuk ishin të arritshëm për koment.

Gjatë deklarimeve të tij në SPAK, Ahmetaj është pyetur në lidhje me punët e Mirel Mërtirit dhe është përgjigjur: “në dijeninë time është pasë marrë me telekomunikacion dhe projekte bashkish, por nuk e di me çfarë projektesh konkretisht”.

“…personi nën hetim, Arben Ahmetaj në fakt e ka ditur saktësisht se me çfarë projektesh merreshin shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe madje ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt edhe vetë për arritjen e suksesit të tyre,” vlerëson SPAK në dokumentet hetimore./BIRN



Ju sugjerojmë

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
Aktualitet

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

10 Maj, 2025 1:06 pm
Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Aktualitet

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10 Maj, 2025 12:46 pm
Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
Aktualitet

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

10 Maj, 2025 12:43 pm
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
Aktualitet

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

10 Maj, 2025 12:38 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ: Mbërrijnë mbi 181 mijë zarfe me votat e diasporës

10 Maj, 2025 12:24 pm
Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Rajoni

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

10 Maj, 2025 12:05 pm
Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Bota

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

10 Maj, 2025 11:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

10 Maj, 2025 11:44 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Para
Mbledhja e Rithemelimit/Bardhi: Proces i njëanshëm, i shërben Ramës

Bardhi pyet SPAK: A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj, mos ka ikur në Kanada?

Rama takohet me kryeministrin e Greqisë në samitin e NATO-s

Rama takohet me kryeministrin e Greqisë në samitin e NATO-s

Rama në Samitin e NATO-s: Hapëm dyert për MEK, por jo që të sulmojnë Iranin

Rama në Samitin e NATO-s: Hapëm dyert për MEK, por jo që të sulmojnë Iranin
















TE FUNDIT

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
10 Maj, 2025

Në qarkun e Korçës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Konkretisht, në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes...

Lexo më shumë

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
10 Maj, 2025

Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kaluar në Maqellarë, ku mbështetës të PD...

Lexo më shumë

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
10 Maj, 2025

Në Lezhë ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 13, në kuadër të procesit të votimit që...

Lexo më shumë

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
10 Maj, 2025

Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka reaguar ditën e sotme lidhur me mbylljen e fushatës së partive politike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com