Aktualitet

“U bëre ti mo plehrë”, Basha shpërthen ndaj Eduart Shalsit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 14/10/21 |
el ida

Debatet kanë shoqëruar nisjen e seancës së sotme plenare. Pas insistimit të deputetëve Bardhi, Shehu dhe Rushaj lidhur me kohën e fjalës së deputetëve, ai që ka replikuar nga vendi me tonë agresive ka qenë dhe kryetari i PD Basha, ndërsa në foltore ndodhej deputeti socialist Shalsi.

Shalsi: Dy javë më parë kur mora fjalën, nuk fola për temën. Edhe sot fatkeqësisht do të doja të flisja për buxhetin, ndërkohë që ndeshim në skena të tilla si e sotmja. Tema e diskutimit ishte tjetër, por u ndjeva i obliguar disa gjëra. Në këtë sallë kam që në 2009, ku ka shumë skena vulgare dhe banale që do doja ti shmangim. Dëgjova një pishtar të PD, por unë di të komunikoj me një pjesë prej jush. Kaherë edhe kur nuk kemi rënë dakord, asnjëherë s’kemi qenë të papëlqyeshëm me njëri-tjetrin. Ju si deputetë të rinj në Kuvend, duhet të dini se jo vetëm që jemi dhunuar nga e drejta e fjalës, por ka dhe sjellje të papranueshme. Debatonim në konferencën e Kryetarëve për komisionet hetimore dhe më kujtohet se si reaguat me opozitën në 2009-2013. Kam qenë me fat që jetën politike e kam nisur në opozitë. Një nga gjërat që i thamë vetes si maxhorancë në 20013 ishim që mos të përsërisim atë arrogancë tuajën. Për çfarë flisni?! Kush ju ka penguar?! S’ka ndërmend t’ju pengojë njeri. Kështu siç jeni…keni një zakon të tmerrshëm. Ky padurimi që keni kur flet tjetri. Nëse nuk do keni durim nuk do të vini kurrë në pushtet

Basha: U bërë ti mo plehrë. S’ke turp. Me tregon ti mua shpifjen. O plehrë!

Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren…

Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.

Basha flet nga vendi

Shalsi: Ta kuptoj hallin, por nuk ta qaj. Realisht mendon që trashja e zërit.

Basha: O fatkeqësi.

Shalsi: Do ta jepja me gjithë qejf fjalën time.

Basha: Qesh, qesh, i gjithë llumi… Ju jeni një tufë horrash dhe banditësh.

Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.

 

 

 

Pas