Aulona Musta jo rrallëherë “thumbon” personazhet e famshëm. Në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja .
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe ndan me të gjithë ndjekësit e saj detaje të ndryshme nga jeta private.Sigurisht që nuk mungojnë as “konfliktet” me ndjekësit.
Aulona, dhe pse e veshur ka rënë prap pre e kritikave të ndjekësve. Kësaj radhe për pozicionin me të cilin ka pozuar. Ndjekësja e ka akuzuar se nxjerr trupin për like dhe se nuk ka çfarë shembulli pozitiv ti japë fëmijes.
Aulona Musta, e papërtuar për kundërpërgjigje, i është kthyer me ironi duke i thënë se turp për ty që vesh fustan të bardhë dhe nxjerr bërrylat jashtë.