Kronikë

Nxisnin urrejtje ndaj myslimanëve, policia shpall në kërkim dy persona


               Publikuar në : 17:04 - 13/08/19 |
Opi Nion

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pasi akuzohen për “nxitje të urrejtjes ose grindjeve”.

Mësohet se në kërkim janë shpallur  A.Z., 39 vjeç, banues në Hot të Malësisë së Madhe dhe L.M., 36 vjeç, banues në Kallmet të Lezhës sipas Policisë figurojnë në dy video të publikuar në mediat online, ku dëgjohen duke ofenduar pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia që vijnë në Shqipëri, të cilët janë të besimit mysliman.

 “Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, një grup hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të cilët janë të përfshirë në përgatitjen e këtyre videove./ Opinion.al E.Xh.

Pas