Një tjetër minator është nxjerr i pajetë nga galeria e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës. Pas 46-vjeçarit Adil Dautaj, në galeri humbi jetën edhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj, baba i tre fëmijëve.
Sipas informacioneve, në momentin e shembjes së galerisë mesditën e së shtunës, brenda saj kanë mbetur 6 minatorë. 4 prej tyre janë nxjerrë të gjallë, ndërsa dy të tjerë fatkeqësisht nuk mbijetuan./Opinion.al