Aktualitet

“Nxirreni Noizy-n nga Tempulli i Dijes”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 17/10/18 |
b.f

Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në “Provokacija” është fokusuar te përmendja e Noizy-t në tekstet shkollore. Ai shprehet se kur dëgjoi fillimisht për të u alarmua deri sa mori informacionin e duhur se për çfarë bëhej fjalë.

“Noizy është shndërruar në fenomen shqiptar. Më thanë se ishte futur edhe në tekstet shkollore, ai që ma tha, ma tha në formë alarmi. Më kapi edhe mua paniku.Mendova se mos ishte bërë antologji letrare si Bob Dilan në Amerikë. Noizy për çfarë ta kenë futur nëpër antologji?. Noizy në antologji mos o Zot. Këtë nuk e kanë bërë, u informova mirë se për çfarë bëhej fjalë dhe kisha lexuar, veçse ishte përmend në një tekst të klasave fillore ishte dhe kjo: “Noizi është… më i njohur për të rinjtë shqiptarë” dhe nxënësit duhet të plotësonin fjalinë ”- shprehet Mustafa Nano, ndërsa citon disa prej teksteve të këngëve të tij.

Për gazetarin Nano, t’ia përmendësh emrin në tekste është t’ia legjitimosh popullaritetin, se sistemi i edukimit e ka bërë pjesë të vetën.

“Nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon se Noizy është këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë, por unë nuk mendoj se duhet përmendur, por t’ia përmendësh emrin në tekste është t’ia legjitimosh popullaritetin, se sistemi e ka bërë pjesë të vetën të edukimit”.

Sipas tij, nuk janë shijet popullore që i imponohen sistemit të edukimit. Po të ishte kështu nxënësit do të mësonin vargjet e këngës “Baftjar”, që është ndër më të ndjekurat në youtube dhe jo vargjet e poezive të Fatos Arapit:

“Unë e desha përtej vdekjes ashtu dashurova unë dhe prapë s’ia fal vetes dot vetes, si s’e desha pak më shumë”. Këto vargje i dinë as i dinë 200 veta”.

Në fund Mustafa Nano duke e konsideruar shkollën tempull të dijes thotë se Noizy nuk mund të ketë vend në të .

“Le ta lëmë Noyzin të bëjë muzikën që ai dëshiron të bëjë, t’i gëzohet popullaritetit të vet dhe popullaritetit mes fmëijëve, por kur këta janë shkollë Noizy nuk duhet të ketë vend mes tyre, shkolla është një tempull dhe tempulli nuk duhet lënë të përdhoset”.

Dhe duke sjellë në kujtesë fabulën e Jezu Krishtit, që nxorri jashtë me kamxhik tregtarët e kambistët nga tempulli për ta mabjtur atë të pastër, Nano thekson se se e njëjta gjë dueht të ndodhë edhe me Noizyn.

“Ju kujtohet fabula e 4 ungjijve. Jezu Krishti hyn në tempull dhe aty gjen shitës bagëtish, kambistë, tregtare dhe u thotë: Dilni jashtë , këtu nuk është vendi juaj, ky është tempulli i Zotit dhe i vuri para me kamxhikë, tempullin e mbajti të pastër.

Morali: Tregtarët bëjnë punë të nevojshme, por nuk kanë vend në tempull. Po kështu dhe Noizy ai bën muzikë që e pëlqejnë, por ai duhet nxjerrë jashtë nga tempulli që në këtë rast është shkolla ai nuk mund të ketë vend”. /abcnews.al

Pas