Aktualitet

Nxirren të pajetë nga miniera inxhinieri dhe dy punëtorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:39 - 29/10/20 |
Opi Nion

Tre punonjësit e bllokuar brenda minierës së Selishtës në Dibër janë nxjerë të pajetë në orët e para të mëngjesit. Informacioni bëhet i ditur nga policia, që njofton se shkak i humbjes së jetës së inxhinierit dhe dy punëtorëve, mendohet të kenë qenë gazrat e çliruar në minierë.

Viktimat janë Ismail Hoxha, 64 vjeç me detyrë inxhinier miniere, Fatos Çesku 55 vjeç banues në Peshkopi dhe Rruzhdi Rrushiti, 33 vjeç banues në Bulqizë.

Inxhinieri së bashku me dy punëtorët humbën kontaktet me familjen para 48 orësh, ngjarja është denoncuar nga vëllai i inxhinierit të minierës Sami Hoxha, rreth orës 18:15 e së mërkurës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi, F.Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Pas