Aktualitet

Nxehet debati te “Ekonomia”, Braçe përplaset me deputetin e PD: Ik e pir*u



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 15/11/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me kontratën për projektin e Portit të Durrësit.

Deputeti Edmond Spaho pa mikrofon përsëriti disa herë thirrjen për të qenë e pranishme ministja në Komision duke penguar fjalën e deputetit socialist Erion Braçe.

Në këtë moment ky i fundit i ka rënë për disa herë me radhë tavolinës dhe i është drejtuar Spahos me fjalë ofenduese.

Debatet në Komision

Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme… Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po  s’deshe ska gjë po sdeshe ska rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.

Spaho: Të vijë ministrja.

Braçe: Ik ore pirdhu. Të vijë ministrja. Për çfarë të vijë? Që ta shash ti?

Spaho: Ka përgjegjësi penale.

Braçe: Ta shash ti të vijë? Nuk vjen që ta shash ti.

Spaho: Nuk ka kurajo.

Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.

Shalsi: Nuk ka as interes.

Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti.

Pas