Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nusja e mësoi përpara djalit se ishte i birësuar, nëna: Nuk ma bënte shpirti, është…

2022/10/16 at 4:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nusja e mësoi përpara djalit se ishte i birësuar, nëna: Nuk ma bënte shpirti, është…

Dëshira e madhe e Selvisë dhe Zinit për të plotësuar familjen e tyre me një fëmijë, u bë realitet. Birësimi i Sokolit solli lumturinë e munguar në shtëpinë e tyre, teksa familjarët dhe të afërmit e pritën me një festë të madhe ardhjen e tij, thonë ata në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Emri i djalit ndryshoi në Gëzim, ashtu si ndjenja që ai kishte sjellë me vete, ndërsa me përkëdheli i thërrisnin Xhimi.

Rritja e shkollimi i tij ishin primare, Selvia dhe Zini ia përkushtuan jetën vetëm djalit të tyre të adoptuar. Madje, Selvia thotë se nuk e ndiente asnjëherë që ai ishte i tillë dhe nuk donte as ta dëgjonte nga të tjerët.

Selvi: Vuajta që e bëra Xhimin që e rrita. U bë një djalë i mrekullueshëm.

Ardit Gjebrea: Menduat ndonjëherë që t’i thonit?

Selvi: Kurrë në jetë.

Ardit Gjebrea: Nuk e menduat?

Selvi: Nuk e menduam asnjëherë dhe nga shpirti nuk e dëshiroja kurrë. Kush më thoshte që “kam marrë e këtë fëmijë e ke të marrë”, ndoshta është turp ta thuash, isha gati ta mbysja, nuk e paramendoja që unë Gëzimin e kisha të marrë. Nuk doja ta dëgjoja nga asnjë.

Ardit Gjebrea: Ai u bë djali yt.

Selvi: Po.

Ardit Gjebrea: Në çdo kuptim dhe kur shkon fëmija 7-8 vjeç në shkollë fillojnë flasin, kur del në fshat apo në lagje…

Selvi: Gëzimit asnjëri nuk ia tha.

Ardit Gjebrea: Nuk ia tha asnjeri?

Selvi: Asnjeri. Edhe për respekt. Faktike Xhimi tani po bën që e ka marrë vesh.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Gëzimi?

Selvi: Sot Gëzimi është 31 vjeç.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe e mori vesh, para sa vitesh?

Selvi: Po bën një vit Gëzimi që e ka marrë vesh. Kur e martova Gëzimin, unë ia thashë nuses se kam një nuse… në fund fare është nuse, por e kam gjithçka. Motër, nënë, shoqe, nuk e llogaris dot se çfarë nuseje kam në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Ti i the nuses së Xhimit që “thuaja ti Xhimit që është i birësuar”.

Selvi: Po. Ajo s’ia tha asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Domethënë ti më përpara ia the nuses sesa djalit. Si reagoi nusja kur e mori vesh që nuk është djali juaj?

Selvi: Nusja faktike tha që “mami ti po më thua por unë nuk kuptoj asgjë që ky nuk është djali juaj, por unë nuk mund t’i them dot, nuk marr guxim, më duket se e ndaj nga juve, nuk mundem”.

Ardit Gjebrea: Po kush ia tha?

Selvi: Si përfundim Xhimi ishte në një lokal në kafene, ia thotë njëri me spond, se ia thotë, se bisedojnë që nuk është i Ziniut, që e kanë marrë, nuk e di, por aty e merr vesh. Kur vjen në shtëpi pastaj e përjetoi një çikë keq. Nejse, unë i falem Gëzimit për këtë gjë. Jo se nuk na respekton, jo se nuk na do, nuk bëhet fjalë, por që unë i kërkoj një falje shumë të madhe që nuk ia thashë. Nuk ma bënte shpirti, nuk ma bënte zemra, nuk reagoja dot se nuk e ndaja dot. Xhimi u rrit, na ndihmonte, unë s’ia hedh kurrë poshtë punën dhe mundimin. Neve të dy, bashkë me Ziniun, s’di si ta them, s’di si ta shpjegoj, është pasuria jonë deri në vdekje, Ardit./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Operacioni në Shkodër/ Shkon në 33 numri i të arrestuarve, sekuestrohen kanabis e armë

Operacioni në Shkodër/ Shkon në 33 numri i të arrestuarve, sekuestrohen kanabis e armë

Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ‘Benzi’ përplas 67-vjeçarin me biçikletë

Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerave rusë

Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerave rusë

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com