Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nusja” e djalit të ministrit zhvat familjarët e të burgosurve

2017/03/26 at 3:23 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nusja” e djalit të ministrit zhvat familjarët e të burgosurve

Ajo prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço  dhe u merrte miliona lekë familjarëve të të burgosurve. Bëhet fjalë për Amarilda Lekën 30 vjece, e cila ka mundur të marrë 42 500 euro nga të afërmit e të arrestuarve për krime të ndryshme.


Report Tv ka siguruar pretencën e prokurorisë ndaj Lekës, e cila me premtimin se do t’i lironte nga burgu familjarët e të mashtruarve, u kërkonte atyre shuma të ndryshme parash, të cilat ua ka marrë përgjatë vitit 2015. Koha kur janë kryer mashtrimet përkon me kohën kur ministër i Drejtësisë ka qenë Nasip Naço.

Për Amarilda Lekën, të hetuar me masën e sigurisë arrest me burg Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Por si u zbulua Juristja e rremë që pretendonte se kishte ndikim tek gjyqtarët e Krimeve të Rënda dhe tek gjykatësit e Gjykatës së Lartë?

Sipas hetimeve dhe dosjes që publikon Report Tv rezulton se vetë Leka ka bërë kallëzim se shtetasi Zef Gjoka e kërcënonte me jete.

Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se Gjoka nuk e kërcënonte atë por i kërkonte llogari për 24 500 eurot që ai i kish dhënë me premtimin se do ti lironte djalin nga burgu.

Ndër mesazhet e sekuestruara nga telefonin e lekës janë dhe ato me përmbajtje “S’kam taksirat të më bësh gol ti me 8 mijë euro”, mesazh ky i dërguar nga një person i mashtruar nga e reja.

Ndërsa ajo i përgjigjet “Po i marr tek një i afërmi i im, e ta mbyllim këtë punë”. E teksa ka kuptuar që skema e saj është zbuluar ka qenë vetë Amarilda Leka e cila ka zbuluar para hetuesve dhe një tjetër mashtrim këtë herë të një taksisti shtetasit Liman Koci. Ajo ka rrëfyer se i ka marrë atij 18 mijë euro me premtimin se do të ndërhynte në gjykatën e lartë për t’i liruar djalin. “Jam nusja e djalit të ish ministrit dhe me gjyqtarin kam njohje pasi kemi punuar vite më parë në një tjetër gjykatë së bashku”, thotë ajo.

Kaq ka mjaftuar që Leka t’i marrë Koçit 18 mijë euro të ndara në 6 këste dhe pse për më shumë se 4 muaj e ka gënjyer për zbardhjen e vendimit të pafajësisë dhe lirimin e të birit. Më 15 shtator 2015 shënohet dhe episodi i fundit ku Leka merr 2 000 euro duke i shpjeguar Liman Lekës se “Lart janë të pakënaqur”.

Me akuzën e ndikimit të ushtrimit të paligjshëm prokuroria ka kërkuar dënimin e Amarilda Lekës me 2.5 vite burg. Mbi të rëndon akuza e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”. Ndërsa ndaj Zef Gjokës dhe Liman Koçit Prokuroria ka kërkuar me nga 18 muaj detyrim paraqitje në shërbimin e provës.

 

Etiketa: mashtruesete burgosur


Ju sugjerojmë

Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

27 Shtator, 2025 8:14 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Para
Arbana Osmani: Ne nuk lutemi për dashuri, por për vetura!

Arbana Osmani tregon se ku e merr ‘bekimin’ para se të nisi spektaklin

Dekriminalizimi/ Kush janë 20 zyrtarët e lartë në hetim nga prokuroria?

Misteri i pajisjes përgjuese/ Prokurorët: Do bëhet ekzaminimi. Izraeliti është në Tiranë

Çmendet rrjeti, puthen në buzë dy artistë të njohur

Çmendet rrjeti, puthen në buzë dy artistë të njohur
















TE FUNDIT

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë

Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
27 Shtator, 2025

Një debat për çështje familjare ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në banesën...

Lexo më shumë

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
27 Shtator, 2025

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com