Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

2025/07/08 at 9:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100. Një numër ende i panjohur personash vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Ekipet emergjente vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë, ndonëse shpresat për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar.

Kampi Mystic – një kamp veror vetëm për vajza – konfirmoi se së paku 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve. Dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende. Në Qarkun Kerr, ku edhe ndodhej kampi, vdiqën së paku 84 persona – 56 të rritur dhe 28 fëmijë – pasi lumi Guadalupe u mbush me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbyti zonën. Rreth 22 të rritur dhe 10 fëmijë nuk janë identifikuar ende, tha policia e qarkut.

Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, i hodhi poshtë deklaratat e disa kritikëve se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) mund ta kenë penguar reagimin ndaj katastrofës.

“Ky ishte një veprim i Zotit”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Nuk është faji i administratës që përmbytja ndodhi në atë kohë… Kishte paralajmërime të hershme dhe të vazhdueshme dhe, prapëseprapë, Shërbimi Kombëtar i Motit e bëri punën e vet”, tha ajo.

Pse përmbytjet në Teksas ishin aq shkatërruese?

Ekspertët thonë se janë disa faktorë që kanë kontribuuar në këtë tragjedi, përfshirë: motin ekstrem, vendndodhjen e shtëpive dhe kohën.

Në atmosferë kishte një sasi të madhe lagështie nga një stuhi tropikale, që kishte shkaktuar përmbytje në Meksikë dhe më pas ishte drejtuar drejt veriut, duke u shuar gradualisht.

Qarku Kerr, ku humbën jetën 84 persona, është një zonë më kodrinore se qarqet e tjera përreth në Teksas.

Kjo bëri që ajri me lagështi të ngrihej lart dhe të krijonte re të mëdha stuhie.

Këto re ishin aq të mëdha saqë u bënë një sistem i veçantë moti, duke shkaktuar reshje të dendura shiu në një zonë të gjerë. REL

Ju sugjerojmë

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: Franca do e njohë Palestinën për të izoluar Hamasin

19 Shtator, 2025 9:14 am
Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Helikopteri i Trump bën ulje emergjente gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

19 Shtator, 2025 9:14 am
Para
Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

"Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

TE FUNDIT

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
19 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të...

Lexo më shumë

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
19 Shtator, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se vendosjen e tritolit pranë banesës së tij e shikon si një...

Lexo më shumë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
19 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte...

Lexo më shumë

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
19 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramnit në Afganistan. Presidenti Donald Trump pohoi se një hap...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com