Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Elbasani është qarku i vetëm që vijon numërimin e votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, KQZ njoftoi ditën e sotme se në 11 qarqet e tjera ky proces ka përfunduar.
Njoftimi i KQZ:
VOTIMI NGA JASHTË!
Ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:
1. Kukës
2. Shkodër
3. Dibër
4. Durrës
5. Fier
6. Tiranë
7. Berat
8. Lezhë
9. Vlorë
10. Gjirokastër
11. Korçë
Vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan.