Bota

Numër rekord avionësh kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 05/10/21 |
Opi Nion

Tajvani i ka kërkuar Pekinit të ndalojë “veprimet provokative dhe të papërgjegjshme” pasi një numër rekord avionësh luftarakë kinezë hynë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore.

Ky veprim shënon ditën e katërt me radhë të provokimeve nga flota ajrore kineze, ku u dërguan 150 avionë drejt zonës së mbrojtjes të Tajvanit.

Sipas disa analistëve, shqetësimi në rritje për Tajvanin vjen sepse vendi po lëviz me hapa drejt deklarimit formal të pavarësisë dhe mund të jetë një paralajmërim për Presidentin Tsai. Ky i fundit ka përsëritur disa herë se Tajvani është një shtet i pavarur, që ka Kushtetutën, ushtrinë dhe qeverinë e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur. Sidoqoftë, Tajvani demokratik e sheh veten si një shtet sovran.

Në një artikull për revistën Foreign Affairs të martën, Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen paralajmëroi se do të kishte pasoja “katastrofike” për paqen dhe demokracinë në Azi nëse ishulli bie në duart e Kinës.

“Do të sinjalizonte se në garën e sotme globale të vlerave, autoritarizmi ka përparësi mbi demokracinë,” tha ai.

Tsai shtoi se ndërsa Tajvani nuk kërkoi konfrontim, Tajvani “do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur veten”.

Tajvani ka kryer raportime për më shumë se një vit për fluturime të tilla të përsëritura shtetit kinez edhe pse ata e deklarojnë veten si një shtet sovran./Opinion.al

Pas