Ndihmës sekretarja amerikane të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Viktoria Nuland ka mbërritur sot në Tiranë, pak pas mesditës. Takimin e parë ajo e kryer me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa ka qenë e shoqëruar edhe nga Ambasadori Amerikan, Donald Lu.
Pas daljes nga Ministria e Jashtmem Nuland do të takojë kreun e opozitës Basha dhe më pas Kryeministrin Rama. Në fokus të takimeve do të jetë reforma në drejtësi, që është përfshirë në punimet er kuvendit për t’u votuar më datë 21 korrik edhe pse palët duken se janë larg konsensusit.