Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk zgjat revanshi, euro zbret në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit

2022/01/28 at 5:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gushti nis me rënie të euros, niveli më i ulët nga dhjetori 2019

Euro ka prekur nivelin më të ulët të vitit 2022 në kursin e këmbimit me lekun.


Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 120.84 lekë, vlera më e ulët për këtë vit kalendarik. Euro është rikthyer tashmë pranë vlerave që shënonte në gjysmën e dytë të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Në gjysmën e parë të janarit, euro pati dhënë sinjale të rimëkëmbjes dhe u forcua deri në vlerën e 122.3 lekëve, vlera më e lartë që prej 12 nëntorit të vitit të kaluar. Por, kjo tendencë nuk zgjati shumë dhe në gjysmën e dytë të janarit kursi i euros iu rikthye rënies. Të premten leku u mbiçmua ndaj monedhës europiane për të nëntën ditë radhazi.

Ekspertët e tregut valutor mendojnë se forcimi i euros në gjysmën e parë të janarit lidhej me një rritje të përkohshme të kërkesës për të, sidomos nga disa biznesë të sektorëve të veçantë. Sipas tyre, kjo kërkesë lidhej kryesisht me financimin e importeve në këta sektorë. Tashmë, kjo fazë duket se është ezauruar, ndaj edhe kursi iu është kthyer niveleve të mëparshme. Agjentët e tregut valutor vazhdojnë të konstatojnë ofertë të bollshme të valutës europiane, çka po e mban kursin e euros pranë niveleve më të ulët në 15 vitet e fundit. Rritja me ritme të larta e depozitave bankare në euro është një tregues i drejtpërdrejtë i prurjeve të larta të euros në ekonominë shqiptare. Në fund të nëntorit 2021, depozitat në monedhën europiane arritën vlerën e 5.3 miliardë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto depozita janë shtuar me 800 milionë euro ose 17.7%.

Në fakt, zhvillimet makroekonomike të tremujorit të fundit të vitit të kaluar kishin krijuar pritshmëri për presione në drejtim të nënçmimit të lekut kundrejt euros. Këto pritshmëri ishin të lidhura sidomos me rritjen e inflacionit dhe shtrenjtimin e mallrave të importit. Në veçanti, nevojat për importe në vlera të mëdha të energjisë elektrike besohej se do të shtonin ndjeshëm kërkesën për euro në tregun valutor. Megjithatë, ndikimi i importeve të energjisë rezultoi shumë afatshkurtër. Kompanitë e sektorit energjetik morën hua bankare direkt në monedhën europiane, duke shmangur nevojën për të blerë euro në treg. Në këtë mënyrë, likuiditeti i lartë në euro që zotëron tregu bankar duket se shërbeu si një faktor amortizues i presioneve nënçmuese në kursin e këmbimit të lekut. Një faktor tjetër me rëndësi ishte edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh i siguruar nga qeveria shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Një pjesë e këtyre parave besohet se u përdorën për të mbuluar deficitin buxhetor, duke rritur ofertën e euros në treg. Këto zhvillime kanë bërë që leku të rezistojë në pozita të forta ndaj euros.

Ekspertët e tregut valutor megjithatë mendojnë se për momentin nuk pritet që rënia e euros të vazhdojë përtej niveleve që u shënuan gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Sidoqoftë, ata besojnë se inflacioni i lartë dhe pritshmëritë për rritjen, pas shumë vitesh, të normave të interesit janë faktorë që e bëjnë më të vështirë parashikimin e tendencave në kursin e këmbimit valutor./Monitor

Etiketa: euroniveti me i ulet ne kete vitzbret


Ju sugjerojmë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Para
Mbi 1 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar me Omicron në Kosovë

Mbi 1 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar me Omicron në Kosovë

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 mln euro pasuri

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 mln euro pasuri

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, plagosen 3 persona

Lezhë/ Fuoristrada përplaset me motorin
















TE FUNDIT

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
6 Shtator, 2025

Vëllai i Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë ka dhënë një intervistë për gazetarin Flamur Vezaj, ku ka folur  ndër...

Lexo më shumë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
6 Shtator, 2025

Një 18-vjeçare me shtetësi italiane, ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit...

Lexo më shumë

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com