Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat, komentoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili më herët tha se synimi i PS në zgjedhjet lokale janë 40 bashki.
Berisha e cilësoi Gjiknurin si kriminal elektoral dhe tha se ai do të përballet me ligjin për dhunimin që ju ka bërë zgjedhjeve.
“Krimineli elektoral Damian Gjiknuri do të përballet me ligjin, gjykatën dhe
për dhunimin që iu ka bërë zgjedhjeve. Rivendosja e votës së lirë është një nga objektivat më madhorë ët revolucionit demokratik”-tha Berisha.
Më herët gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia e PS, Gjiknuri tha: “Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë”.