Aktualitet

Nuk zbatuan protokollet, mbyllet një fasoneri dhe gjobiten 2 call-center


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 23/06/20 |
Al Do

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në 24 orët e fundit ka kryer 1605 inspektime në subjekte. Është pezulluar aktiviteti në një fasoneri dhe janë vendosur 3 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje. 2 masa administrative me gjobë për call-center dhe 1 masë me gjobë në pastiçeri.

Gjobat janë në vlerën 100 000 lekë për çdo subjekt të kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 77 mijë inspektime për masat ndaj COVID19 dhe janë marrë mbi 300 masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje. /Opinion.al

Pas