Ish-Presidenti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush ka folur për herë të parë pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i ri amerikan.
Bush thotë se telefonoi Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe e përgëzoi për suksesin e arritur.
“Këtë mëngjes telefonova presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe e përgëzova për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Laura dhe unë urojmë më të mirat për presidentin e zgjedhur, Melaninë dhe të gjithë familjen Trump dhe të fillojë një kapitull i ri emocionues në jetën e tyre. Shpresojmë për sukses të vendit tonë dhe për suksesin e Presidentit tonë të ri”, thotë në mesazhin e tij George Bush./syri.net
Ish-Presidenti amerikan nuk votoi Donald Trump për President, duke e lënë bosh vendin për përzgjedhjen e kandidatëve, sipas mediave amerikane.