Aktualitet

Nuk vendosën maskën, Policia gjobit 573 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:09 - 18/11/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit vijon të gjobisë qytetarët të cilët nuk zbatojnë masat kundër pandemisë COVID-19. Mësohet se në 24 orët e fundit janë gjobitur 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, ndërsa pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, autoritete i bëjnë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat anti-covid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./ Opinion.al

Pas