Aktualitet

Nuk u shpall asnjë ditë zie për 44 viktimat, Berisha: Rama qëndroi zemerdru


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 25/11/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar për faktin se qeveria shqiptare nuk shpalli asnjë ditë zie për 44 personat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Ai ka kujtuar edhe një herë se në traditën e fqinjësisë së mirë, zija ndahet midis shteteve fqinje. Sipas Berishës, kryeministri Rama qëndroi zemër-dru, përballë kësaj tragjedia, ku shumë prej viktimave ishin me origjinë shqiptare.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha kujtoi edhe faktin se si 3 shtetet e tjera, Kosova, Bullgaria e Maqedonia e Veriut shpallën ditë zije.

Nje akt cinik dhe qendrim antikombetar!

Te dashur miq, ne traditen e fqinjesise se mire, zija ndahet si midis familjeve por edhe midis shteteve. Per aksidentin me tragjik te rajonit ne dy dekadat e fundit, shkrumbimin e 46 shqiptareve qytetar te Maqedonise se Veriut por dhe te Kosoves ne flaket e autobuzit ne Bullgari, shpallen nje dite zie kombetare tre shtete Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria.

Kurse Edvin Kristaq Rama qendroi zemerdru. Nuk pranoi te ndaje zine per 46 jete te humbura shqiptaresh me fqinjet tane por u suall sikur kjo tragjedi te kishte ndodhur ne ndonje vend te Oqeanise.

Mos shpallja zi kombetare se bashku me Maqedonine e Veriut, Kosoven dhe Bullgarine per 46 shqiptare qe humben jeten ne flaket e autobuzit eshte akti i fundit cinik dhe antikombetar i Edvin Kristaq Rames. Sb”,-shkruan Berisha.

Pas