Një kompani inxhinierike që ka punuar për të çiftin e famshëm të hollyood Beyonce dhe Jay Z në vilën e tyre në Bel-Air, po e paditë firmën që i ka lidhur me ata për shkak se nuk kanë marrë pagesën nga çifti.
Kompania e quajtur Qwest-Engeneering ka përgatitur dokumentet e padisë karshi një firme të madhe siç është Dean McKillen dhe Cuesta Estate, pasi ata nuk kanë marrë pagesën prej 200,000 dollarësh për punimet e kryera ne vilën e çiftit të famshëm.
Kujtojmë që nga TMZ se Beyonce e Jay Z e kishin blerë vilën për 88 milionë dollarë. Në këtë projekt Qwest thotë se ka punuar për gjashtë javë në 2000 metra katrorë hapësirë, ndërsa nuk është paguar tërësisht për punët e bëra dhe tani kërkon dëmshpërblim nga kompanitë kontraktuese për 1.8 milionë dollarë.
Edhe pse ndër këngëtarët më të paguar, Beyonce e JayZ nuk paguajnë detyrimet ndaj kompanive për ndërtimin e shtëpisë luksoze.