10 punonjës të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh hynë në ditën e 7-të të grevës së urisë, teksa gjendja e tyre sa vjen e përkeqësohet.
Ditën e sotme një prej grevistëve ka pasur komplikacione me shëndetin duke u detyruar të lërë mjediset e grevës, ndërsa është zëvendësuar nga një tjetër punonjës.
Po ashtu, në mbështetje të grevistëve kanë dalë në një marshim masiv edhe kolegë të grevistëve, familjarë dhe qytetarë të Mallakastrës.
Përfaqësuesit e grevistëve shprehen të vendosur për të vijuar reagimin e tyre deri në marrjen e një zgjidhje. Në grevë urie prej 11 ditësh ndodhen edhe 14 punonjës të nënstacionit elektrik në Poçem, të cilët kërkojnë 27 pagat e prapambetur.
Punonjësit shprehen se do të vijojnë protestën derisa t’u plotësohen kërkesat./ Opinion.al