Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pasi nuk ka mundur të sigurojë votat në zgjedhjet e 11 majit për mandatin e ri.
Këtë të premte, ai ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjetet sociale.
“FALEMINDERIT”, shkruan Majko.
Kujtojmë se Majko ndodhet në listën e hapur të qarkut të Tiranës dhe ka siguruar 4300 vota deri tani.