Aktualitet

Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 592 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 17/11/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë gjobitur 592 qytetarë të cilët lëviznin pa maskë. Po ashtu janë gjobitur dhe 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës policore.

Autoritetet njoftojnë se është gjobitur dhe një lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Sipas informacioneve, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë./ Opinion.al

Pas