Në kuadër të masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, autoritetet kanë gjobitur me nga 1.000.000 lekë gjobë pesë pronarë subjektesh në Durrës.
Subjektet e ndëshkuara ndodhen në lagjen nr.13, Plazh, Durrës. Këto subjekte u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./ Opinion.al