Aktualitet

Nuk raportojnë në KQZ për takimet politike, 12 institucione në shkelje të ligjit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 25/01/23 |
Opi Nion

12 institucione nuk kanë raportuar brenda afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për aktivitetet që kanë mbajtur, siç ligji ua parashikon.

Ato do duhet të raportojnë në KQZ-ja, jo më vonë se 5 ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë publike, por këto institucione nuk e kanë zbatuar, mes tyre edhe Kryeministria, Kuvendi dhe disa Bashki.

Institucione me më shumë raste në shkelje të ligjit ka qenë Ministria e Arsimit dhe Sportit me 7 raste, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin me 4 raste dhe më pas ndiqen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 3 raste. Për shkak të shkeljes së ligjin, ndaj tyre parashikohen gjoba.

Institucionet publike qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe ose ndërrmarrjet shtetërore kanë detyrimin të raportojnë në KQZ-së të gjitha veprimtaritë që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata përballen me gjobë. Deri më tani, asnjë aktivitet nuk është ndaluar nga KQZ.

Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 13 – 19 Janar 2023

  1. Kryeministria (1 rast);
  2. Kuvendi (1 rast);
  3. Ministër i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin (4 raste);
  4. Ministria e Arsimit dhe Sportit (7 raste);
  5. Ministria e Brendshme (1 rast);
  6. Ministria e Kultures (1 rast);
  7. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (3 raste);
  8. Autoriteti i Mediave Audiovizive (2 raste);
  9. Bashkia Durrës (9 raste);
  10. Bashkia Elbasan (2 raste);
  11. Bashkia Gramsh (2 raste);
  12. Bashkia Librazhd (2 raste);

Pas