Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka nisur me tensione pasi nuk është lejuar hyrja e opozitës në sallë.
Pas hyrjes, mbledhja ëshët shoqëruar me debate të ashpra deri në përplasje.
Deputeti i PS, Ndeca u shpreh se “nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçe”.
Kjo e ka acaruar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi e cila i ka hedhur mikrofonin Ndrecës.
Debati:
Albana Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti?
Plarent Ndreca: Nuk thashë rrugaç, thashë njerëz që sillen si rrugaçë.
Ilir Metaj: Sekretaria njofton një ambulancë, situata është emergjente
Plarent Ndreca: Na lini të bëjmë mbledhjen
Ilir Metaj: Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë