Shefi i njohur i kuzhinës, Rebato Mekolli është kthyer së fundmi në një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Mekolli ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me debatet e shumta që ka patur me konkurrentët e “Hell’s Kitchen”.
Puntatën e një dite më parë, shef Renato u ka sjellë konkurrentëve pjatën e tij të preferuar, të cilën u ka kërkuar ta rikrijojnë, si në kompozim, ashtu dhe në shije.
Nga reagimi i Renatos, duket se rezultati ka qenë i dobët. Mekolli i ka habitur të gjithë kur sapo ka provuar pjatën e parë, është përlotur përpara kamerës.
“Sinqerisht më mbushen lotët me sy. Sytë me lot. Ta prishni kaq shumë një pjatë, ta shkatërroni kaq shumë një pjatë. Sikur e keni bërë me urrejtje dhe jo me dashuri dhe pasion. Të dhemb shpirti. Sinqerisht unë ashtu ndihem”, i është kthyer Renato konkurrentes.