Aktualitet

Nuk pati të arrestuar pas gjetjes së armëve te Martinajt, Çuçi: Punë e policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 11/01/23 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarëtnë lidhje me kontrollet e policisë në shtëpinë e Ervis Martinajt ku u gjet arsenal armësh dhe nuk pati të shoqëruar apo të arrestuar.

Çuçi tha se kjo është përgjegjësi e Policisë së Shtetit dhe jo e Ministrit të Brendshëm duke shtuar se është policia që po i merr këto aksione dhe ata mund të zbardhin ngjarje.

“Në lidhje me pjesën e kontrolleve dhe reagimeve procedurale pas kontrolleve, besoj se Policia e Shtetit e ka kapacitetin e duhur për të zbatuar legjislacionin shqiptar në lidhje me këtë gjë. Ju keni konstatuar diçka, unë se si se ku është fakti këtu. Ai që u kap, nëse i referohemi ati mjeshtrit të Lezhës ai nuk ishte me përdorues grushti, por ishte një komando me armatim të rëndë. Të jeni të bindur që policia e shtetit bën maksimumin që nga pikëpamja procedurale të jetë çështja e kopsitur. Kështu që është për këtë….se di se ajo është punë e policisë së Shtetit dhe jo e ministrit të Brendshëm. Punë rutinore  e policisë .Të jeni të sigurt se për çdo veprim, kujdesi është që nga pikëpamja procedurale të jetë e kopsitur në mënyrë që gjykata e parë dhe deri te Gjykata e Lartë, mos të prishet si veprim apo të bëhet nul. Edhe në këtë rast duhet të jetë dhe ky kujdes ndaj procedurës. Është policia që po i merr këto aksione dhe ata mund ta zbardhin.”, tha ai.

Pas