Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk ngopet robi me jetë”/114-vjeçares nuk i japin pensionin, i ka kaluar mosha

2023/01/27 at 12:58 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk ngopet robi me jetë”/114-vjeçares nuk i japin pensionin, i ka kaluar mosha

Qamile Marra është 114 vjeçe banuese në fshatin Ferras i Kuçovës, të cilës i kanë ndërprerë pensionin se i ka kaluar mosha. Familja e saj ka hasur vështirësi në marrjen e pensionit duke mos marrë shumën prej 7700 lekësh.

Sipas familjarëve Qamile Marra duhet të deklarohet në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo çdo fillim viti.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm. Vajti burri për t’u ankuar atje e duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën. Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e perëndisë. Ia ka dhuruar zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 115 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja.

114-vjeçarja tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperative bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj.

“Hymë në kooperativë. Çfarë punonin burrat punonim ne Mirë kemi qenë, por edhe për të vuajtur shumë kemi vuajtur. Nuk kishe njeri në shtëpi. Për të ngrënë ishe 7-8. Kemi vuajtur. Çfarë ka shpia mor bir ndonjë lugë bylmet, çfarë do hash tjetër”, shprehet e moshuara. 114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

“Unë kam ardhur në moshën 17 vjeçe te burri. Gjeta 3 çupat këtu dhe kunatin e vogël, pa martuar këta. Plaka tha unë do vijë me ty. Hajde thashë unë. Tek hanë këta fëmijët e mi hani dhe ju të dy burrë e grua thashë unë se kisha dhe vjehrrin atëherë. Unë me vjehrrin dhe me vjehrrën kam shkuar jashtë mase. Unë kam 50 vjet që kam ardhur tek kjo familja këtu. Nënë Qamilja ka pasur jetë të shëndetshme. Kurrë tek doktori nuk e kam çuar. Vetëm një herë kur i merret mendja që ka një dhimbje koke. Vetëm për atë është kuruar Qamilja. Asnjë sëmundje nuk ka. Asaj i jap një kokërr vezë në mëngjes. Do pijë kafen dhe do hajë bukën. Me çfarë e do i them unë. Me çfarë të ketë thotë. I jap djathë dhe kos se unë kam bagëti të imëta. Nënë Qamilja fshin kur nuk jam unë këtu shikon pulat. Lan rrobat e veta me dorë nuk i fut në lavatriçe. I laj unë thotë”, shprehet nusja e 114-vjeçares.

Qamile Marra ka folur se si dita e saj vijon dhe çfarë bënë gjatë ditës.

“Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj. Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo. Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë. Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin.

“Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ai thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopet me jetë”, tha ajo./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
Rajoni

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

13 Korrik, 2025 12:00 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Para
I dënuar me arrest shtëpie për vjedhje,16-vjeçari thyen dënimin dhe kryen të njëjtin krim

I dënuar me arrest shtëpie për vjedhje,16-vjeçari thyen dënimin dhe kryen të njëjtin krim

Berisha: McGonigal kreu akte kundër opozitës për të marr peng kryetarin e saj

Berisha: McGonigal kreu akte kundër opozitës për të marr peng kryetarin e saj

Berisha: FBI të hetojë cilat janë pikat që bashkuan Ramën me McGonigal

Berisha: FBI të hetojë cilat janë pikat që bashkuan Ramën me McGonigal

TE FUNDIT

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
13 Korrik, 2025

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e...

Lexo më shumë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme ka vijuar në Tiranë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Mësohet se është...

Lexo më shumë

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
13 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
13 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë për 24 orët e fundit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com