Aktualitet

Nuk ndalon rritja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 18/03/22 |
Opi Nion

Rritja e çmimeve për ushqimet nuk ka të ndalur, duke shënuar shifër rekord të infalacionit.

Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2022 është 4,0 %, nga 3.8% që ishte në Janar. Duke arritur kështu një tjetër rekord. Një vit më parë, inflacioni i ushqimeve ishte vetëm 3.2%, çka tregon qartë ritmet e larta të shtrenjtimit të këtyre produkteve.

INSTAT publikon se rritja më e madhe e çmimeve prej 7,6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Transporti” me 6,2 %.  Veç ndryshimit vjetor që ka shënuar nivele rekord të inflacionit, sipas INSTAT, për muajin Shkurt, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,6 % në krahasim me Janarin.

Këto dy grupe kanë shënuar rritje në krahasim ehe me muajin janar. “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,0 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 0,9 %.

Rritja e inflacionet në këto dy grupe sipas ekspertëve do të jetë në rritje edhe në muajit në vijim për shkak të ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në fillim të muajit Mars, çmimet e karburanteve në vend arritën shifra rekord rreth 260 lekë litri i naftës, ndërsa aktualisht nga bordi i transparencës çmimi tavan është 203 lekë litri deri më 21 Mars.

Inflacioni i lartë në grupin e produkteve ushqimore përbën një goditje të rëndë për shtresat më të varfra të shoqërisë, ku ushqimet përbëjnë mbi 50% të shpenzimeve familjare./ Klan News

Pas