Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk mori mandat në Elbasan,Hajdari:Persona të lidhur me krimin janë votuar

2021/04/29 at 12:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk mori mandat në Elbasan,Hajdari:Persona të lidhur me krimin janë votuar

Rudina Hajdari kandidate për deputete në siglën e nismës “Thurje”, ka reaguar pas rezultateve të dala nga zgjedhjet e 25 prillit, ku nuk arriti të fitojë mandatin si deputete.


Teksa falenderon mbështetësit e saj, Hajdari premton se do të ndodhet pranë shqiptarëve në katër vitet e ardhshme.

Më tej, Hajdari shkruan se persona anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar asnjë ide politike por janë të lidhur me botën e krimit rezultojnë të votuar. Ndër të tjera ajo shton se do të vazhdojë betejën.

Reagimi i plotë:

Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill.

Fatkeqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.

Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrënuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për vaditje, pa kanalizime e pa akses në energji.

Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me krimin e organizuar kanë triumfuar.

Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e krimit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.

Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kriminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të varfërisë apo presionit e shantazhit.

Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.

Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luftojmë më fort e më bindshëm.

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por krimi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të korruptuar ka hedhur rrënjë të thella.

Ne humbëm një betejë por jo luftën.

Luftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.

Do të vazhdojmë!

Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt

 

Etiketa: hajdarizgjedhjet


Ju sugjerojmë

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
Aktualitet

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

28 Qershor, 2025 4:43 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
Turizmi, punët që mbarojnë me verën
Aktualitet

Turizmi, punët që mbarojnë me verën

28 Qershor, 2025 4:14 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Lufta në Gaza/ Zbulohet plani me 5 pika për Izraelin dhe palestinezët

28 Qershor, 2025 4:04 pm
Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?
Life Style

Kush ishte personazhi më i rrezikshëm në dasmën e Jeff Bezos?

28 Qershor, 2025 4:00 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin

28 Qershor, 2025 3:54 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
Aktualitet

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

28 Qershor, 2025 3:34 pm
Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari
Bota

Orban ndaloi tubimet/Mijëra persona marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Hungari

28 Qershor, 2025 3:15 pm
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

28 Qershor, 2025 2:54 pm
Para
Mandati i tretë, Edi Rama sot në “Opinion”

Mandati i tretë, Edi Rama sot në "Opinion"

Fatmir Xhafaj mposht koronavirusin, thumbon dhe opozitën

"Ia dolëm me fushatë modeste në shpenzime",Xhafaj: Mirënjohje socialistëve

Zbulojini dhe ju,këto janë 5 shenjat e horoskopit me personalitet të fortë
















TE FUNDIT

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
28 Qershor, 2025

Agjencia e njohur e udhëtimeve “Travel of Path” e veçon Shqipërinë si destinacionin e pushimeve të kësaj vere. Në një...

Lexo më shumë

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
28 Qershor, 2025

Pak ditë para sfidës që do të përballë Inter Miamin e tij me PSG-në, David Beckham i është nënshtruar një...

Lexo më shumë

Turizmi, punët që mbarojnë me verën

Turizmi, punët që mbarojnë me verën
28 Qershor, 2025

“Ndërsa plazhet janë të mbushura me pushues, punonjësit e ndihmës dhe të shërbimit janë ata që mbajnë turizmin në këmbë....

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Zbulohet plani me 5 pika për Izraelin dhe palestinezët

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
28 Qershor, 2025

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com