Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk morën azil, për 5 muaj, kthehen në atdhe 1000 shqiptarë nga Britania e Madhe

2023/04/25 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk morën azil, për 5 muaj, kthehen në atdhe 1000 shqiptarë nga Britania e Madhe

Britania e Madhe në bashkëpunim me Shqipërinë kanë intensifikuar punën për të frenuar emigracionin ilegal, kryesisht kalimet me varka në kanalin La Mansh.

Që nga nënshkrimi i Komunikatës, mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit britanik Sunak mbi 1 000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Këto të dhëna përfshijnë shtetas që kanë depozituar kërkesa të pabazuara azili, shkelës të ligjit, si dhe kthime vullnetare, për periudhën nga 13 dhjetori i vitit 2022 deri në javën e parë të prillit 2023.

Ekipet operacionale të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ngritur një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin, e cila shërben si pika kyçe për të koordinuar masat dhe veprimet e posaçme operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Këtu përfshihen kontrolle të përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në të gjithë vendin, verifikime shtesë për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe, si dhe shkëmbimin e oficerëve të lartë të policisë në të dyja vendet.

Drejtuesi i Policisë Kufitare dhe Migracionit, në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku u shpreh: “Po punojmë krah për krah me kolegët britanikë, në kuadër të Task Forcës së Përbashkët për Migracionit, për të parandaluar migrimin e parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar, si dhe krimet që lidhen me to. Policia Kufitare dhe Migracionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rrugën e ligjshme të migrimit dhe thekson se të gjithë personat që thyejnë ligjin do të përballen me pasojat”.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, tha: “Shifrat janë dëshmi se partneriteti ynë me Qeverinë Shqiptare për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Britani, po funksionon. Teksa ne i intensifikojmë më tej këto masa, shtetasit shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, nuk duhet të kenë asnjë iluzion, pasi do t’i largojmë me rastin më të parë”.

Në vitin 2022 ka pasur 1 888 kthime të shtetasve shqiptarë, nga të cilët 954 prej tyre (51%) janë kthime të detyruara dhe 934 (49 %) kthime vullnetare;

Në vitin 2023, nga janari deri në mars janë kthyer 795 shtetas shqiptarë. Prej tyre, 389 shtetas (49%) ishin kthime të detyrueshme dhe 406 shtetas (51%) janë riatdhesime vullnetare.

Ju sugjerojmë

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Kronikë

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

29 Korrik, 2025 6:35 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta

29 Korrik, 2025 6:32 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu gati planin për të aneksuar disa zona në Gaza

29 Korrik, 2025 6:05 pm
Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës
Bota

Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

29 Korrik, 2025 6:00 pm
Gaza/ Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës
Bota

Gaza/ Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës

29 Korrik, 2025 5:29 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

29 Korrik, 2025 5:28 pm
Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit
Bota

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

29 Korrik, 2025 4:27 pm
Ngrihet Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit
Aktualitet

Ngrihet Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit

29 Korrik, 2025 4:20 pm
Kosovë/ Kriza politike, dëm prej 1.2 miliardë eurosh
Rajoni

Kosovë/ Kriza politike, dëm prej 1.2 miliardë eurosh

29 Korrik, 2025 4:11 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

Zgjedhjet e vitit 2021/ 5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

29 Korrik, 2025 4:08 pm
Para
Këlliçi në fushatë me “gishtat e mesit të ngritura lart”

Këlliçi në fushatë me “gishtat e mesit të ngritura lart”

Fifi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin që ka zgjedhur për djalin

Fifi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin që ka zgjedhur për djalin

Barbie prezanton kukullën e parë që përfaqëson personat me sindromën Down

Barbie prezanton kukullën e parë që përfaqëson personat me sindromën Down

TE FUNDIT

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
29 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro, të...

Lexo më shumë

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
29 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit duke thënë se i është cënuar e drejta me sekuestrimin e telefonit...

Lexo më shumë

Netanyahu gati planin për të aneksuar disa zona në Gaza

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
29 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i paraqiti kabinetit të tij të sigurisë një plan për të aneksuar disa zona të Gazës...

Lexo më shumë

Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

Ky është zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës
29 Korrik, 2025

Një nga rezervat më të mëdha të naftës në Europë është zbuluar në Poloni, duke ngritur pyetjen nëse ky vend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com